Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.
Rama përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “S’ka si Tirana”, përcjell Demokracia.com.
Ky duket të jetë një thumbim i tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me të cilin vazhdimisht marrëdhëniet nuk i kanë pasur të mira.
“LAJM I MIRË. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre S’ka si Tirona jo ”, ka shkruar ai.







