Edi Rama: Takimi i kërkuar nga Kurti ishte propagandë, nuk e pashë të arsyeshme ta takoj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sonte për herë të parë për një kërkesë takimi ndërmjet tij dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti i kishte dërguar kërkesë Ramës për takim ku nga ana e Kosovës do të ishte Kurti, presidenti Thaçi dhe kryeparlamentarja Osmani, kurse nga ana e Shqipërisë Rama, presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi, shkruan Ballkani.info.

Në intervistë për syri.tv, Rama ka thënë se nuk e ka pa të arsyeshëm këtë takim, duke e quajtur edhe propagandë të Kurtit.

“Një takim i tillë ishte propagandë, ndërkohë që e kishim problemin me koronavirusin. Ishte më shumë një shfaqje dhe nuk e konsiderova të arsyeshëm takimin”, tha Rama. /Ballkani.info/