Edi Rama shfaqet papritur në koncertin e Noizyt

Noizy mbajti një ditë më parë një koncert madhështore në sheshin “Nënnë Tereza”, të quajtur Alpha Show”, ku performuan një sërë artistësh të huaj dhe shqiptarë.

Ata dhuruan spektakël për disa orë për mijëra fansa që ishin mbledhur në shesh. Megjithatë, ky koncert ka tërhequr dhe vëmendjen e Ramës.

Kryeministri ka hyrë LIVE në Facebook gjatë mesnatës, duke postuar një video nga momenti ku organizatori i eventit, Noizy është ngjitur në skenë.

“Tirana Live”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas videos. Kujtojmë që ndër momentet më të veçanta ishte përqafimi mes Stresit dhe Noizyt.

Në koncert interpretuan shumë bashkëpunëtorë të reperit si Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj si dhe shumë të huaj si Raf Camora, Ghali etj.