Edi Rama shfaqet me thonj të paprerë (Pamje)

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar për vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës, ku është takuar me përfaqësues të shtetit dhe kryetar të partive politike.

Ai në Kosovë erdhi siç tha për tu njohur më detajisht për njoftim/aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Edi Rama di ta marr vëmendjen në vizita dhe deklarime që ai bënë.

Derisa dje vëmendja shkoi tek kollarja e tij disa ngjyrëshe, sot një detaj tjetër ka kapur fotoreporteri.

Gjatë kohës sa po mbante deklarim para mediave nga Aeroporti “Adem Jashari”, është vërejtur se thoni i gishtit tregues së Edi Ramës është i paprerë prej kohësh për arsyeje të panjohura.

Rama në të kaluarën kishte nxitur debat me veshjen e tij, duke bërë kombinime jo të zakonshme.