Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Serbia nuk mund të sillet me tre fytyra – me një ndaj Kosovës, një ndaj Shqipërisë dhe një ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
Ai ka thënë se Shqipëria është e interesuar për bashkëpunim me shtetin serb, por vetëm nëse ata sillen me një fytyrë.
“Metohinë ta mbajnë për vete, kjo është Republika e Kosovës dhe kjo nuk negociohet më”, është shprehur Rama në konferencë pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive në Pejë.
“Nëse Kosova e ka kapërcyer të shkuarën dhe ka ndërtuar këtu shembullin më të shkëlqyer të respektit për minoritetet dhe nëse serbët gëzojnë kujdes të drejta që nuk ka minoritet që gëzon në gjithë rajonin – lërë më shqiptarët në Serbi”.
“Serbia nuk është viktimë. Kosova është viktimë”.
Rama ka thënë se përpjekja e Serbisë që ta pengojë Kosovën për anëtarësim në Interpol është e pajustifikueshme.







