Edi Rama reagon pas tragjedisë në Tetovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike në spitalin COVID në Tetovë.

Në një shkrim në Facebook, Rama ka thënë se i bashkohet ngushëllimeve më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme.

MIRËMËNGJES  dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, ka shkruar Rama./Express/