Edi Rama pyetet për “Ballkanin e Hapur” dhe Kosovën në Bruksel, befason me përgjigje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ka hyrë në Samitin e vendeve të Ballkanit me BE-në, është pyetur në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Rama ka thënë se është e padrejtë, duke kritikuar Bullgarinë.

“Po e përsëris, përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, po ndërkohë sigurisht që nëse zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendit të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s, në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë të Evropës. Me 26 vende të tjera duke shikuar nga larg”, ka thënë Rama, transmeton Nacionale.

Rama u pyet edhe për Ballkanin e Hapur dhe Kosovën.

“Open Balkan është përgjigja e vërtetë, në situatën ku integrimi do të vazhdojë, pasi nuk ka alternativë,  Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë”, theksoi Edi Rama.