Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, folur në lidhje me deklaratat e tij për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti.
Rama ka thënë se s’ka interesim të përfshihet në jetën politike të Kosovës.
“E kam një lajm për rata që bëjnë komente mbi mosmarrëveshje ndërmjet punës së dy qeverive. Me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë edhe marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën. Ky konsiderohet një fakt, e jo një arsye për të bërë spekulime tjera të natyrës politike. Sepse jam tërësisht i papërfshirë të përfshihem në jetën politike të Kosovës”, ka thënë Rama.







