Edi Rama mbështet sërish “Liria Ka Emër”, publikon videon e ushtares se UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar edhe nje here mbeshtetje për platformen “Liria ka Emer”. Ai ka shperndare video-rrefimin e ushtares nga Drenica, Hamide Xhemajli Ferizi e cila qysh ne vitin 1996 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë edhe me tre vellezërit e saj.

“Kjo është historia e Hamide Xhemajlit, luftëtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në vitin 1996 vendosi të braktisë ëndrrat dhe t’i bashkohet vëllait, gati për të dhënë jetën për lirinë. Historia e saj është një nga mijëra e mijëra pjesët e historisë së përbashkët të krenarisë dhe dhimbjes së vajzave dhe djemve të Kosovës heroike”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar kishte publikaur ditë me parë rrefimin edhe të ushtarit Kjani Guri, që po ashtu ishte në kuadër të platformës “Liria Ka Emër”.