Edi Rama jep një lajm të mirë pak para se të largohet nga Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Prishtina dhe Tirana kanë arritur të fusin në funksion interkonjeksionin.

Kështu tha ai në një konferencë për media, pak para se të largohet nga Kosova.

“Kemi konfirmuar një lajm shumë të rëndësishëm lidhur me hyrjen përfundimisht në funksion të rrjetit të përbashkët elektroenergjitik për interkonjeksionin midis Shqipërisë dhe Kosovës falë edhe përfshirjes së Kosovës në tregun e përbashkët energjetik”, tha ai

“Është një lajm i gëzueshëm kur kemi parasysh se sa kohë është dashur të presim”, shtoi tutje.

Ndër të tjera, Kryeministri shqiptar në këtë konferencë edhe një herë kundërshtoi ashpër propozim-aktakuzën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.