Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri në nisjen e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova 3.

Spektakli që dtë udhëhiqet nga prezantuesit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, nis më 18 tetor me fillim të orës 21:00 në Klan Kosova dhe Art Motion.

Producentja e këtij edicioni, Olsa Muhameti ka thënë se në shtëpi do të ketë personazhe të ndryshme me karaktere të forta dhe shumë interesante.

Ndërkaq në karriget e opinionistëve do të ulen gazetari Milaim Zeka, dhe aktorja Olta Gixhari, njofton Klankosova.tv.