Edhe tetë orteqe konsiderohen rrezik për vizitorët në Brezovicë

Janë edhe tetë orteqe, disa prej tyre edhe afër pistës së skijimit në Brezovicë që po konsiderohen rrezik për vizitorët atje.

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit Ilir Morina u shprehë për Ballkani.info se FSK-ja dhe Federata e Skijimit janë duke tentuar ti shpërthejnë orteqet por që nuk kanë mjete të mjaftueshme për këtë gjë.

“FSK-ja dhe Federata e Skijimit ndoshta edhe do të kërkojnë ndihmë nga KFOR-i, në mënyrë që këta të fundit të tentojnë ti rrënojnë orteqet përmes helikoptorit, me ndonjë mjet shpërthyes” ka thënë Morina.

Kujtojmë se para dy ditëve në Brezovicë, humbi jetën ish Zv. ministri, Arian Daci si pasojë e ortekut./Ballkani.info