Hagë

Edhe sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj Salih Mustafës

Edhe sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Dëshmitare e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës, edhe sot është ish-deputetja Teuta Hadri.

Ajo dje para trupit gjykues tha se falë ushtarëve të UÇK-së, ajo sot është gjallë.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.