Edhe sot vazhdon gjuajtja e autobusëve me vezë
autobusëve me vezë
Edhe sot autobusët e trafikut urban janë gjuajtur me vezë.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka publikuar një foto duke lutur të mos dëmtohen autobusët.
“Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot. Halloween ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët. Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se mbrëmë për shkak të festës së Halloween-it, shumë autobusë u dëmtuan nga gjuajtja me vezë.
Për këtë shkak, u ndërpre qarkullimi i tyre për të vazhduar sot prapë.