Edhe sot temperatura “përvëluese” në Kosovë deri në 41 gradë Celsius

Edhe sot temperatura “përvëluese” në Kosovë deri në 41 gradë Celsius
Në Kosovë, masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Siç njofton Institutit Hidrometeorologjik, nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Sot dt 27 korrik temperaturat maksimale të regjistruara nëpër disa qendra meteorologjike të rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit ishin me sa vijon:

Gjakovë 38.4 C, Prizren 36.1 C, Istog 36.0 C , Malishevë 36.1 C, Prishtinë 36.1 C, Kamenicë 37.0 C.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i kthjellët dhe me vapë të fortë verore. Temperaturat mund të shënojnë rritje edhe për ndonjë gradë dhe në Kosovë ajo më e larta mund të arrijë deri në 41 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore deri në 42-43 gradë Celsius. Mundësia për rrebeshe të izoluara do të jetë shumë shumë e vogël për shkak të ajrit të thatë dhe stabil antciklonik.