Edhe sot në Kosovë pati më shumë të shëruar sesa të infektuar

Në njoftimin e fundit të IKSHPK’së rreth situatës me koronavirus në Kosovës, është bërë e ditur se brenda 24 orëve, numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve me COVID-19.

Kështu ishte edhe dje.

IKSHPK njoftoi sot se brenda 24 orëve janë shëruar 574 persona, derisa raste pozitive me koronavirus janë 539.

“1.219 testime, 574 Të Shëruar dhe 539 Raste me Covid-19!”, bëhet e ditur në raportin 24 otësh të IKSHPK’së.

Numri total i të shëruarve nga koronavirusi është 25 mijë e 1, derisa raste aktive janë 13 mijë e 579.

Nga 13 marsi e deri më tani, në Kosovë janë shënuar gjithsej 143 mijë e 988 raste pozitive me koronavirus, ndërkaq si pasojë e infektimit, 1 mijë e 16 persona kanë vdekur.

“Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579”, bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.