Diaspora kosovare po kthehet në vendet ku jetojnë dhe veprojnë. Shumë prej tyre erdhën në Kosovës për festën e fund-vitit.

Të hënën fillojnë aktivitetet e zakonshme, shumica prej tyre kanë zgjedhur që të nisen gjatë vikendit për në shtetet europiane ku jetojnë.

Edhe sot, sikur dhe dje kolona të gjata shihen në Merdare, raporton Ballkani.info.

Shumë vetura shihen në vija kufitare duke krijuar kolona të gjata. Rrjedhimisht pritja është shumë e gjatë për mergimtarët.

Edhe në të kaluarën kishin pasur ngarkim komunikacioni në vija kufitare pasi që numri i diasporës kosovare që vinë me vetura është shumë i madh. /Ballkani.info/