Edhe Sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock rezulton pozitiv me koronavirus

Në pasditen e sotme është konfirmuar se kryeministri britanik, Boris Johnson, është i infektuar me coronavirus, mirëpo bëhet e ditur se Sekretari i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Matt Hancock, është gjithashtu i infektuar.

Lajmin e bëri të ditur, Hancock përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter raporton ballkani.info

“Jam rezultuar pozitiv. Fatmirësisht simptomat e mia janë të buta dhe  jam duke punuar nga shtëpia dhe jam vetë-izoluar”, ka shkruar Hancock. /ballkani.info/