Shkollat
Edhe sa shkolla i duhen Komunës së Malishevës? flet kryetari Begaj
Sot përurohet objekti i ri i shkollës “Gjergj Kastrioti” në Llozicë të komunës së Malishevës.
Në cermoni marrin pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, raporton Ballkani.info.
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj tha për Ballkani.info se Komunës së Malishevës i duhen edhe katër shkolla për t’u kompletuar infrastruktura e arsimit.
“Duhen edhe katër shkolla tjera për të kompletuar infrastrukturën e arsimit në Komunën e Malishevës”, tha Begaj.
Komuna e Malishevës pasluftës kishte mungesë të theksuar shkollash. Kjo Komunë u qeverisë në fillim nga LDK, pastaj PDK e prej vitit 2013 qeveriset nga Nisma. /Ballkani.info/