Kryetar i Deçanit dhe kandidati edhe për një mandat, Bashkim Ramosaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen gjatë dy muajve të fundit, ku vizitoi çdo vendbanim e lagje të komunës.
Në një mesazh plot emocion dhe vendosmëri, ai theksoi rëndësinë e unitetit për të siguruar zhvillim dhe progres për Deçanin.
“Vetëm të bashkuar jemi të fuqishëm. Të bashkuar do të fitojmë bindshëm më 12 tetor,” – u shpreh Ramosaj, duke ftuar qytetarët që mbështetja e tyre të mos ndalet vetëm në fushatë, por të vazhdojë edhe gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes, për një Deçan më të zhvilluar dhe më të bashkuar.
Mesazhi i tij është një thirrje e fuqishme për solidaritet dhe angazhim qytetar në rrugën drejt fitores së Aleancës në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i plotë:







