Edhe pse në parti të ndryshme, kryetarët e dy komunave pijnë kafen bashkë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj vazhdon të jetë njëri ndër kryetarët më aktiv në rrjete sociale.

Ai vazhdimisht tregon për projektet e komunës, takimet me qytetarë, vizitat në fshatra e lagje, etj.

Këtë mëngjes, Muharremaj i AAK-së ka njoftuar se ka nis ditën me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili i takon Vetëvendosjes.

Dallimet në parti nuk kanë ndikuar në raportet e dy kryetarëve, të cilët shihen të buzëqeshur derisa shijojnë kafen e mëngjesit.

“Kafja e Mëngjesit sot realizohet me Kryetarin e Prizrenit me të cilin synojmë që si dy komuna të bëjmë shumë më tepër për ambientin.

Prioriteti im është të gjej bashkëpunim me të gjithë për më të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Muharremaj në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe foton me Haskukën.