Lëvizja Vetëvendosje sonte ka festë.
Kjo parti pas gjithë jetës në opozitë, tashmë është në pushtet, dhe kreu i saj, Albin Kurti, është kryeministër i ri i vendit.
Menjëherë pas kësaj Kurti ka marrë dhjetëra urime nga vendi dhe jashtë.
Ndërsa Kurti pas zgjedhjes kryeministër dhe zgjedhjes së Vjosa Osmanit kryekuvendare është nisur për në selinë e VV-së për të festuar me përkrahësit e saj, shkruan Reporteri.net.
Për të uruar Kurtin në selinë e VV-së, ka shkuar edhe Ismet Hebibi, i njohur si “pretendenti presidencial”.







