Edhe presidenti Thaçi thotë se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë Turqisë pas tërmetit

Ndihmë i ka ofruar shtetit turk edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas tërmetit vdekjeprurës.

Në Turqi, deri tash u raportuan 6 të vdekur, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.9.

Thaçi thotë se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme në Turqi.

“Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe atyre që u lënduan nga tërmeti që goditi qytetin Elazig në Turqi. Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, shkruan Thaçi në Twitter, transmeton Koha.net.

Pak më herët, edhe zëvendëskryeministri në detyrë Behgjet Pacolli, tha se Kosova është e gatshme të dërgojë trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ofruar ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti.