Edhe pas vdekjes, kjo është shuma marramendëse që familja e Michael Jackson fiton çdo vit

Michael Jackson edhe pas vdekjes së tij fiton nga 400 milionë dollarë çdo vit.

Revista amerikane Forbes publikoi një listë të të famshmive që pas vdekjes së tyre vazhduan të fitojnë miliona dollarë.

Këta mega yje, tashme të vdekur, mblodhën gjithsej 628 milionë dollarë.

Në vend të, ikona legjendare e muzikës Michael Jackson udhëheq bindshëm.

Këngëtari që vdiq nëntë vjet më parë, në vitin 2017 u vendos i pari në listën e atyre që fitojnë shumë.

Vetëm këtë vit fitimi i tij bruto është 400 milionë dollarë ndërsa Jackson ka fituar shumë në shitjen e të drejtave autoriale.

Në vendin e dytë është mbreti i rokut, Elvis Presley, i cili në vitin 2018 fitoi 40 milionë dollarë.

Në vendin e tretë është lojtari legjendar, Arnold Palmer, i cili fitoi 35 milionë dollarë.