Edhe pas 2 mijë vjetësh – banja romake në Algjeri ende e përdorshme (FOTO)

E ndodhur në mesin e pishave të gjelbra, në pjesën veriore të Algjerisë, gjendet El Hamma.

Një klimë e butë, mesdhetare, i hap rrugë pamjeve piktoreske të peizazheve unike natyrore.

Midis tyre, ju mund të gjeni një perlë të rrallë – një banjë të lashtë romak që ka ekzistuar për 2000 vjet dhe që është klasifikuar si një trashëgimi kombëtare e mbrojtur historike.

Kjo banjë termale përdoret edhe sot, siç përdorej mijëra vjet më parë.

E njohur për përfitimet terapeutike, kjo banjë tërheq jo vetëm vendasit, por edhe turistët nga e gjithë bota.