Historike

Edhe pak minuta votohet ushtria, deputetët e ushtarët e FSK-së shkojnë në Kuvend (FOTO)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen për të nisur seancën që do të transformojnë FSK-në në ushtri.

Në këtë seancë do marrin pjesë edhe disa pjesëtarë të FKS-së që pas kësaj do bëhen ushtarë të ushtrisë së Kosovës.

Sot, nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, ku do të votohen tre projektligje që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.