Edhe pak ditë! Ky është biznesi i Morena Tarakut në Stamboll!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka kohë që është duke jetuar në Stamboll.

Sipas imazheve që ajo sjell në rrjetet sociale, shihet se po kalon kohë mjaft të mirë e rrethuar me gjërat më luksoze.

Prej kohësh, është përfolur se Morena do të hap një biznes të ri në Stamboll e kësaj pritje i erdhi fundi.

Ish-Missi ka zgjedhur të provojë industrinë e bukurisë duke hapur një klinikë.

Morena ka ndarë pamje të investimit të saj përmes rrjeteve sociale, hapja e të cilit është çështje javësh!