Edhe pa videoklip, kënga e Azet dhe Mozzik tregon sukseset e para

Azet dhe Mozzik kanë publikuar një duet.

Azet dhe Mozzik kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Xhep”.

Kësaj kënge, dy reperët nuk kanë preferuar t’ia realizojnë videoklipin, por suksesi është i padiskutueshëm.

Për pak orë nga publikimi, dyshja kanë arritur që të marrin mbi 400 mijë klikime në kanalin YouTube.

Ndërsa, përmes një postimi Azet bëri të ditur se ky projekt ka hyrë në listën e këngëve “trend” dhe është e katërta.