Edhe një veteran i UÇK-së largohet nga Kosova, 20 vjet pasi që ishte kthyer për ta çliruar atdheun

Kosovarët vazhdojnë të mendojnë se nuk ka shumë perspektivë në vendlindjen e tyre, prandaj po shohin mundësi të ndryshme që të largohen për një jetë më të mirë.

Njëjtë ka vepruar edhe një veteran i UÇK-së, i cili pas 20 vjetësh kthehet në Gjermani për ta siguruar jetësen për familjen e tij.

Bëhet fjalë për Haxhi Tahirin, shkruan Ballkani.info.

“Pas 20 viteve prap ne Gjermani. Kur ju deshe vendit ne moshen e re e le luksin ne perendim per ti dal zot Atdheut tash prap u dasht me ia kthy shpinen vendlindjes. Rruge te mbare vella, sa here qe ka nevoj Atdheu e di qe je i gatshem”, ka shkrua vëllai i Haxhisë.

Të kujtojmë se ditë më parë për t’u larguar nga Kosova për vizë pune ka aplikuar edhe Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve. /Ballkani.info/