Grabitjet e armatosura në Kosovë nuk kanë të ndalur.

Në Podujevë, në rrugën ‘Brigadat’ ka ndodhur një plaçkitje e armatosur.

Dëshmitarët e rastit kanë thënë për Ballkani.info se policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe se po kryhen hetimet e ngjarjes.

Plaçkitja ka ndodhur në pikën e karburantit ‘Apollonia’ në Podujevë.

Që nga rasti në Istog, ku mbeti i vrarë një policë, numri i grabitjeve të armatosura është shtuar shumë.

Së fundmi ishte rasti në Prishtinë, ku u grabit një market. /Ballkani.info