Edhe një shtetas i Kosovës është vrarë në Siri

Një shtetas i Kosovës, dyshohet se është vrarë në Siri.

Burime të Koha.net kanë bërë me dije se fjala është për shtetasin me inicialet Rr. E., i cili bashkë me tre persona të tjerë i ishte luftës në Siri.

Koha.net ka provuar që konfirmojë lajmin prej zyrtarëve për informim edhe në Policinë e Kosovës edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por asnjëra palë nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë një gjë të tillë.

Kujtojmë se 110 shtetas të Kosovës janë kthyer së fundi në Kosovë nga Siria, derisa sipas autoriteteve të Kosovës atje vazhdonin të qëndronin edhe 65 shtetas të tjerë kosovarë.