BE

Edhe një shtet tjetër i BE’së del kundër Ushtrisë së Kosovës

Përderisa formimi i ushtrisë së Kosovës është mirëpritur nga disa vende, ka pasur dhe vende që janë shprehur kundër.

Një vend tjetër që është deklaruar kundër ushtrisë së Kosovës është vend në kuadër të BE’së.

Bëhet fjalë për Rumaninë, e cila ka thënë se formimi i ushtrisë ka, sipas tyre, efekte negative në situatën në të cilën aktualisht gjendet Ballkani Perëndimor, shkruajnë mediat rumune.

“Hapa të tillë kanë efekte negative në situatën që gjendet në këto momente Ballkani Perëndimor, e sidomos drejt rrugës euroatlaktike” .

Më tej, deklarata thotë se përpjekjet duhet të fokusohen në vazhdimin e dialogut dhe në shmangien e iniciativave që, sipas tyre, rritin tensione në Rajon.

“Të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë dhe zbatimin e kornizës së dakorduar duke shmangur deklaratat dhe iniciativa të cilat rritin tensionet në rajon”, theksohet në një deklaratë të dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme rumune.