Edhe Italia e ka përkrahur përjashtimin e Rusisë nga sistemi SWIFT.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me anë të një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se ky veprim është një faqe e re në historinë e marrëdhënieve Ukrainë – Itali.

“Ky është fillimi i një faqeje të re në historinë e shteteve tona.. Mario Draghi në një bisedë telefonike mbështeti shkëputjen e Rusisë nga SWIFT, dhënien e ndihmës mbrojtëse. Ukraina duhet të bëhet pjesë e BE-së”, shkruajti ai.