Libani është goditur nga një shpërthim tjetër përgjatë ditës së sotme, teksa tymi dilte nga një depo e armëve për të cilën dyshohej se sihte në pronësi të Hezbollahut.
Burimet e sigurisë thanë se shpërthimi u shkaktua nga një ‘gabim teknik’ dhe kishte shkaktuar një numër lëndimesh, por zyrtarët e Hezbollahut nuk kanë konfirmuar ndonjë viktimë, raportojnë mediet e huaja.
Grupi i mbështetur nga Irani është i armatosur rëndë, gjersa krahu i tyre politik ka qenë lojtar kryesor në qeveritë libaneze në vitet e fundit.
Një dëshmitar pranë fshatit tha se ata ndien dridhjen e tokës ndërsa pamjet në televizionin libanez tregonin që ecnin mbi tokë të djegur, të mbushur me mbeturina.
Autoritetet e vendit nuk kanë dhënë detaje lidhur me numrin e të lenduarve apo dëmeve materiale si pasojë e shpërthimit.







