Alban Zogaj

Edhe një rrugë në Prishtinë po bëhet me tre korsi

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se rruga “Eçrem Çabej” po bëhet me tre korsi.

Përmes një postimi në Facebook, Zogaj bëri të ditur se kjo korsi e re “do ta lehtësojë në masë të madhe komunikacionin”.

Disa ditë më parë, Komuna e Prishtinës ka zgjeruar me një korsi të re edhe rrugën “Uksihn Hoti” në lagjen Pejton.

Zogaj ka publikuar edhe pamje gjatë punimeve të korsisë së re në rrugën “Eçrem Çabej”.