Edhe një rast me koronavirus në Suharekë, ja nga cili fshat është

Edhe një rast tjetër e kemi në Komunën e Suharekës me rezultat pozitiv nga virusi Covid-19.

I infektuari është nga fshati Semetisht.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

“Panikë nuk duhet të ketë, mirëpo situata është serioze dhe ne duhet të respektojmë patjeter rekomandimet nga institucionet shëndetësore.  Të gjitha veprimet e nevojshme ne do t’i ndërmarrim si institucione.  Ju lutem ? qëndroni në shtëpi sepse kjo nuk është lojë.  Kjo tejkalohet vetëm me ndihmën tuaj qytetarë të nderuar duke u respektuar rregullat”, ka shkruar Muharremaj. /Ballkani.info/