Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka mbajtur edhe një premtim të dhënë.

Ai ka njoftuar për përurimin e çerdhes për fëmijë në fshatin Studençan pikërisht më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

“Dhuratën më të bukur e kemi sot për fshatin Studençan. Çerdhja e fëmijëve po hapet pikërisht në Ditën e Fëmijëve me 1 Qershor. Uroj që edukimi i tyre të ec mbarë. Urime!”, ka shkruar Muharremaj.