Çmimet

Edhe një pompë në Suharekë zbret në 1 Euro çmimet e derivateve

Edhe një pompe e derivateve në Suharekë ka njoftuar se qysh sot zbret në 1 euro çmimin e naftës, ndërsa 1.01 Euro atë të benzinës, për litër.

Bëhet fjalën për operatorin “Dubrava-90”, që ndodhet në fshatin Dubravë të Suharekës.

“Nga data 28.12.2018 N.P.T Dubrava-90 në Dubravë, zbret çmimin e Derivateve Nafta =1.00€ dhe Benzina = 1.01 € për litër. Ju Mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e tyre të shpërndarë në facebook.

Të enjten është raportuar se edhe një pompë tjetër e derivateve në Suharekë kishte zbritur çmimin e naftës dhe benzinës, në mënyrë drastike.

Çmimet e derivateve kudo në botë kanë pësuar rënien më të lartë në dy vitet e fundit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në shumicën e pompave të naftës dhe benzinës në Kosovë, të cilat vazhdojnë të mbajnë çmime të larta të tyre, krahasuar me standardin e kosovarëve.