Konkurrenca

Edhe një pompë e zbret çmimin e naftës , 1.08 centë…

Ka vazhduar të bjerë çmimi i naftës nëpër pompa të benzinës, që nuk janë të lidhura me kompanitë e mëdha që kanë arritur të mbajnë çmimin e lartë të naftës përmes marrëveshjeve kriminale. Edhe sonte, një pompë e derivateve ka vendosur t’i ulë çmimet.

Kompania “Eida- Patroni” ka vendosur të zbresë çmimin e naftës në 1.08 euro dhe në 1.10 euro.

Kjo pompë ka marrë këtë vendim pasi kompanitë e mëdha kanë vendosur të mbajnë çmimin 30 centë më shtrenjtë, pasi dyshohet se kanë marrëveshje kriminale për të përfituar sa më shumë në këtë kohë.

Në njoftimin që e ka bërë kjo kompani thuhet se oferta me çmimet nga 1.08 dhe 1.10 euro do të nisë nga data 26 dhjetor i këtij viti.

Gjatë ditës së djeshme edhe disa kompani nga komuna të ndryshme të Kosovës e kanë ulur çmimin e derivateve.

Që tre muaj çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të mbetet 1 euro 20 cent – 30 cent më shtrenjtë se vendet e rajonit.

Po dyshohet se bizneset që merren me naftë kanë bërë marrëveshje të fshehtë.

Ndërkohë, prej dy muajsh, në tregun e Kosovës, çmimi i naftës e benzinës është 30 centë më i lartë se në rajon.