Edhe një migrant vritet në Serbi

Edhe një migrant është vrarë sonte në Serbi. Bëhet fjalë për një përplasje që ka ndodhur në Krnjaçi.

Sipas mediave serbe, nga Ndihma e Shpejt është thënë se krimi ka ndodhur rreth orës 22 dhe paraprakisht ka ndodhur një përleshje.

Jozyrtarisht, i riu është goditur 24 orë me thikë, transmeton Ballkani.info.

Mbrëmë, po ashtu ka ndodhur një vrasje. Ishte vrarë migranti nga Afganistani K.K (21 vjeç). Vrasja kishte ndodhur rreth orës 21 në rrugën “Karagjorgjeviq” në qendër të Beogradit.

Ka dyshime se vrasja kishte ndodhur po ashtu pas përpleshjes fizike të migrantëve. Edhe ai thuhet se ishte therur me thikë. /Ballkani.info/