Edhe një kandidat tërhiqet nga gara për president të Ameriksë

Beto O’Rourke ka braktisur garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të premten, pas një fushate zhgënjyese.

Ai e bëri njoftimin në Twitter duke thënë se “fushata jonë ka qenë gjithmonë për të parë qartë, duke folur me ndershmëri dhe duke vepruar me vendosmëri”.

“Në këtë frymë: Unë po njoftoj se shërbimi im për vendin nuk do të jetë më si kandidat apo si i nominuar”.

O’Rourke kandidoi për president pasi humbi ofertën e tij në vitin 2018 për të rrëzuar senatorin republikan të Teksasit Ted Cruz.

Në atë garë në Senat, ai doli më mirë sesa çdo demokrat që kishte Teksasi për dekada, duke bërë një fushatë që gjallëroi partinë në mbarë vendin dhe bëri që të krahasohej me ish-presidentin Barack Obama.

Por O’Rourke u përpoq të bartte atë energji në një garë të Shtëpisë së Bardhë të mbushur me më shumë se 20 kandidatë demokratë.

loading…