Edhe një i vdekur, arrin në 18 numri i të vdekurve nga COVID 19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e kaluara, një person ka humbur nga COVID-19, me çka numri i viktimave në vend ka shkuar në 18.

Ministria tha se 72 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend brenda 24 orëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve me COVID-19 në 555.