Drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mjedisit në Suharekë, Visar Kuçi, ka njoftuar edhe për një të arritur në sektorin që ai e menaxhon.
Ai ka theksuar se sot në Kuvendin Komunal të Suharekës është miratuar rregullorja për bonuset e zoonimit.
“Më mirë vonë se kurrë.🙏 Ata që nuk e votuan, sot dështuan, për ta zhvilluar Suharekën. Mos harroni se fituan Qytetarët e Komunës së Suharekës. ✅🤝🫶”, ka shkruar Kuçi.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ditë më parë e ka prezantuar Kuçin kandidat për Asamble Komunale për garën zgjedhore të 12 tetorit.
Në listën zgjedhore për Asamble, Visar Kuçi mban numrin 7. /Ballkani.info/







