Deputeti i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, lajmin e ka konfirmuar vet deputeti, shkruan ballkani.info
Përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se pas pas testimit për Covid-19, është njoftuar nga IKSHP’ja, se ka rezultuar pozitiv.
Ai ka thënë se do të jetë në vetëizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP’së. /Ballkani.info/
postimi i plotë:
Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë,
Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv.
Ju njoftoj se do tē jem në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së.
Gjendjen shëndetsore e kam stabile
Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat!
Me respek.







