Edhe nesër mot i nxehtë, ky është parashikimi për dy ditët e ardhshme

Edhe nesër në territorin e Kosovës pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura deri në 29 gradë Celcius, shkruan Prishtina Weather.

30.08.2021 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Të martën më ngrohtë e kryesisht me diell.  Ditën e mërkurë, më ftohtë e priten edhe reshje lokale shiu.

31.08.2021 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.  Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 10C deri 29C, e në vise malore nga 8C deri 20C.  Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 2-6m/s.  Indeksi UV i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet të kufizojmë qëndrimin  në diell.  Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.Reklamë

1.09.2021 – Më ftohtë, me vranësira të ndryshueshme.  Pasdite priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima.  Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 12C deri 24C, e në vise malore 9C deri 15C.  Era do të fryjë mesatare nga verilindja 4-12m/s.  Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.