Edhe në Pejë LDK-ja “rrehet” me karrige, por kësaj rradhe për hajgare!

Shkumbin Gashi, nënkryetar i Pejës dhe nënkryetar i degës së LDK-së në Pejë, e ka postuar një fotografi në Facebook duke ironizuar me ata që po flasin për rrahjet me karriga në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së.

“Urime fillimi i procesit zgjedhor të LDK-së në Pejë ✌️ ???”, ka shkruar ai, derisa kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri shihet duke mbajtur një karrigë në duar i gatshëm “ta godasë” një person që rri ulur, shkruan Ballkani.info.

Të kujtojmë se në disa degë dhe nëndegë të LDK-së ka pasur përplasje edhe fizike në procesin e brendshëm zgjedhor.

Grushe dhe karrige nuk janë kursyer në Mitrovicë, Ferizaj e Prishtinë. /Ballkani.info/