Edhe në Nëndegën e LDK-së në Shipol nisin përleshjet (VIDEO)

Përveç në degën kryesore të LDK-së në Mitrovicë, tensione janë zhvilluar edhe në nëndegën e kësaj partie në Shipol.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë thënë se kryetari i nëndegës së Shipolit e përkrahë Safet Kamberajn për kryetar të degës së LDK-së në Mitrovicë, ndërsa delegatët që e përkrahin Faton Pecin kanë mbetur në oborr, duke mos i lejuar të hyjnë.

Ndryshe, në degën LDK-së në Mitrovicë sot ka pasur përleshje mes delegatëve, aty është lënduar edhe një polic.