Edhe në mes të negociatave, rusët e bombarduan një zonë të Kharkivit (VIDEO)

Mes negociatave Ukrainë-Rusi në Bjellorusi, ndodhi një sulm brutal rus në një zonë banimi në Kharkiv.

Mediat lokale kanë raportuar për dhjetëra viktima civile.

“Që nga ora 12:20 e datës 28 shkurt, granatimet intensive të Chernihiv janë duke vazhduar: rrugët Belova, Rokosovskoho, Dotsenko, Pukhova. Shtëpitë private dhe blloqet e apartamenteve shumëkatëshe janë nën zjarr. Një zjarr ka rënë pranë dyqanit të amvisërive Epitsentr”, ka postuar në Telegram, shërbimi për shtyp i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Iryna Shchukina, zëdhënëse e Departamentit Chernihiv të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, e ka konfirmuar këtë informacion.