Edhe në këtë vend mund ta dëgjoni zërin e bukur të Adelina Eminit

Si këngëtare e ka dëshmuar veten me shumë projekte muzikore.

Por, Adelina Eminin tanimë ndonëse jo me muzikë, keni mundësi ta ndiqni edhe në një tjetër format, krejtësisht ndryshe, shkruan Ballkani.info.

Është bërë pothuajse një javë që kur ajo ka filluar emisionin e ri në Radio Kosova, që quhet “Profil” e që transmetohet çdo të enjte nga ora 23:00-01:00 pas mesnate.

Në këtë emission ku do ketë emra të ndryshëm, sipas këngëtares do flitet për një profil tjetër të mysafirëve.

Kujtojmë që Adelina është person që i pëlqen eksplorimi në fusha të ndryshme, duke u treguar e suksesshme kudo që ajo ka marrë pjesë, si në fushën e marketingut, në rolin e profesoreshës, në këndim dhe tashmë prezantim./Ballkani.info/