Edhe Leonora i kundërpërgjigjet Mogerinit për heqjen e taksës: KURRË HIÇ!

Vendosja e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për importin e prodhimeve serbe, ka nxitur reagimin e BE-së.

Mogerini ka qenë ajo që u shpreh se pas vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë është duke shkelur marrëveshjen e CEFTA-s, duke kërkuar largimin e kësaj takse, shkruan Ballkani.info.

Pas kësaj deklarate, përpos reagimeve të klasës politike në Kosovë, ka reaguar edhe një këngëtare.

Fjala është për Leonora Jakupin.

Ajo në Instastory ka hedhur një lajm që lidhet me deklaratën e Mogerinit, duke reaguar ashpër.
“Jo more, kurrë hiç” janë fjalët e këngëtares./Ballkani.info/